Kjo bimë mund t'ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet e mundshme

  • E.K /
  • 08 June 2023 - 09:20
Kjo bimë mund t'ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet e mundshme

Edhe pse kjo bimë është më e njohur si ilaç për dhimbjen e veshit, ajo ka edhe veti të tjera. Bima bar veshi (lat. Sempervivum tectorum) përmban taninë, mukozë të bimës, flavonoide dhe karbohidrate. Në mjekësi përdoret shkaku i efekteve kundër inflamacioneve dhe si diuretik. Lëngu i saj përdoret për të tretur mukozën tepricë në vesh, e përdoret edhe për zvogëlimin e dhimbjeve. Studimet tregojnë se lëngu nga kjo bimë ndikon në sistemin imun dhe në parandalimin e kancerit. Aplikohet edhe në formë të lëngut, kompresës, yndyrës, tinkturës apo çajit.

ÇAJI NGA BAR VESHI

Nëse keni menstruacione të dhimbshme, ngërçe, diarre dhe të thatë, çaji nga bima bar veshi është ndihmë e hatashme te dhimbjet e përmendura. Përgatiteni kështu: 10 gramë bimë të thatë e zieni për rreth 15 minuta në 250 ml ujë pa sheqer. E procedoni dhe e lini të ftohet. Çajin ta konsumoni në mëngjes në lukth të thatë, e më pas çdo orë e pini nga një lugë të çajit.

(Kosova Sot Online)