Rrallë i hamë, edhe pse ato na mbrojnë nga sëmundjet e rënda

  • E.K /
  • 09 June 2023 - 08:40
Rrallë i hamë, edhe pse ato na mbrojnë nga sëmundjet e rënda

Kumbullat e thata për shumicën nuk janë pemë edhe aq e preferuar dhe i konsumojmë vetëm kur kemi nevojë. Në vijim ju tregojmë disa arsye pse duhet t'i konsumoni më shpesh.

PARANDALOJNË DIABETIN, TIPI 2, DHE MBIPESHËN

Kjo pemë përmban shumë fibra thithëse që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në organizëm. Fibrat ngadalësojnë kalimin e ushqimit nëpër stomak dhe shkatërrojnë absorbimin e sheqerit në gjakrrjedhje. Nëse hani kumbulla të thata pas shujtës dietale do të jeni të ngopur, kështu parandaloni konsumimin e sasisë së tepërt të ushqimit, parandaloni mbipeshën.

ULIN KOLESTEROLIN

Fibrat që i kemi përmendur janë shumë të rëndësishme kur është në pyetje mbajtja në ekuilibër e kolesterolit të keq, sepse e thithin vrerin që sekretohet nga mëlçia. Mëlçia përdor kolesterolin për të prodhuar më shumë vrer, e kur fibrat e thithin atë, në mënyrë automatike ulet dhe niveli i kolesterolit.

FORCOJNË ESHTRAT DHE ULIN RREZIKUN NGA OSTEOPOROZA

Hulumtimet e fundit kanë treguar se kumbullat e thara janë pema më efikase kur në pyetje janë forcimi i eshtrave, sepse janë shumë të pasura me flavonoide dhe fenole, kështu edhe ulin rrezikun që të prekemi nga osteoporoza.

(Kosova Sot Online)