
Ushqimet, të cilat nuk na ngopin kurrë

Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës, meqë e nxitë metabolizmin dhe na furnizon me energji. Por, duhet ditur çka të konsumojmë.
Jogurti - është një pije e preferuar, plot baktere të mira, kalcium dhe proteina, por një sasi e madhe e jogurtit të blerë përmbajnë edhe sheqer. Kjo ndikon që menjëherë të na kaplojë uria.
Sallata - mënyra e vetme që sallata t'ju ngopë, është që përbërësit e saj të jenë të ekuilibruar, thënë ndryshe, përpos perimeve, të përmbajë edhe ndonjë mish, bishtaja, apo burim tjetër të proteinave.
'Smoothie' i gjelbër - thjesht, futni gjithçka në bluarës dhe pijeni pijen e fituar. Mendoni se keni konsumuar kafjall të shëndetshëm? Jo edhe aq. Pas gjysmë ore përsëri do të keni uri. Pirjen e kalorive organizmi ynë e përjeton ndryshe nga ngrënia e tyre.
(Kosova Sot Online)