Ja pse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 10:14
Ja pse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies

Ekspertja e nutricionizmit, Robyn Youkilis, në librin e saj "Go With Your Gut" thotë se shprehia e konsumimit të ujit gjatë ngrënies dëmton tretjen dhe absorbimin e gjësendeve të dobishme ushqimore. Youkilis na thotë që të mos pimë ujë gjysmë ore para buke, si dhe një orë pas buke. Nëse ju duhet gjithsesi të pini ujë gjatë ngrënies, në mënyrë që ta gëlltitni më lehtë ushqimin, atëherë pini ujë në sasi të vogla.

Në të kundërtën, nëse konsumoni sasi të mëdha të ujit gjatë ngrënies, mund ta tëholloni thartirën klorhidrike në lukth dhe, në këtë mënyrë, ta pengoni tretjen adekuate të ushqimit. Vlera ideale e pH-së në lukth është 1 - 2, ku një ambient i tillë ndihmon në një tretje më të mirë.

(Kosova Sot Online)