Mishi i kuq ndërlidhet me kancerin e gjirit

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 10:14
Mishi i kuq ndërlidhet me kancerin e gjirit

Konsumimi i shpeshtë në moshën e hershme mund të ndikojë në rritje të butë të rrezikut për t'u prekur nga kanceri në gji, theksojnë shkencëtarët nga Harvardi. Sipas fjalëve të tyre, ulja e konsumimit të mishit të kuq dhe zëvendësimi me fruta me lëvozhgë të fortë, peshk dhe mish pule, ndikon në uljen e rrezikut për t'u prekur nga kanceri i gjirit.

Të dhënat e fundit bazohen në analizën e të dhënave të grumbulluara nga 89.000 femra, nga mosha 24 deri 43 vjeçe. Disa hulumtime tashmë kanë ndërlidhur konsumimin e tepërt të mishit të kuq me rritjen e rrezikut për t'u prekur nga kanceri i zorrës së trashë. 

(Kosova Sot Online)