Si ndikon çaji i gjelbër në kujtesën e njeriut

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 11:42
Si ndikon çaji i gjelbër në kujtesën e njeriut

Shkencëtarët pohojnë se çaji i gjelbër përmirëson disa funksione kognitive, e sidomos aftësinë tonë për të punuar. Studimet e reja po ashtu sugjerojnë se çaji i gjelbër mund të përdoret për trajtimin e demencës, si dhe te çrregullimet tjera psikike. Studimi i fundit në Bazel ka zbuluar se ekstraktet e çajit të gjelbër mund ta përmirësojnë cilësinë e ndërlidhjes së trurit, që në masë të madhe ndikon në kryerjen e detyrave që ndërlidhen me kujtesën.

Po ashtu, çaji i gjelbër është treguar i mirë në trajtimin e humbjes së kujtesës, që mund të shkaktohet si pasojë e çrregullimit psikik. Gjatë përcjelljes së aktivitetit të trurit përmes rezonancës magnetike dhe skanerit, shkencëtarët kanë vërejtur ndërlidhje midis korteksit frontal të trurit. 

(Kosova Sot Online)