Çfarë e parandalon sulmin në tru?

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 12:54
Çfarë e parandalon sulmin në tru?

Mënyra adekuate e marrjes së proteinave, sidomos përmes mishit të peshkut, në masë të madhe mund ta zvogëlojë rrezikun për t'u prekur nga sulmi në tru. Kështu pohojnë shkencëtarët kinez në studimin e tyre që më pas ishte botuar në revistën shkencore 'Neurology'. "Personat të cilët për çdo ditë kënaqin nevojat trupore me proteina, janë më pak të rrezikuar nga shfaqja e pikës në tru, në krahasim me ata persona që marrin sasi të pakët të proteinave", ka deklaruar autori i studimit, profesori Xinfeng Liu.

Marrja adekuate e proteinave, sidomos përmes peshkut dhe prodhimeve të peshkut, mund ta ulë rrezikun për 20 për qind për të pësuar sulm në tru. Shkencëtarët pohojnë se si marrja shtesë prej 20 gramë proteina, atë rrezik mund ta zvogëlojë edhe për 6 për qind. Proteinat ndihmojnë për rregullimin e shtypjes së gjakut, përderisa shtypja e lartë e gjakut është njëri ndër arsyet lidere për të pësuar një sulm të mundshëm në tru. Peshku, pos proteinave, është burim i shkëlqyeshëm i aminoacideve Omega 3, përderisa mishi i kuq si burim i yndyrave të ngopura negativisht ndikon në shëndetin kardiovaskular.

(Kosova Sot Online)