Kremrat nuk mund ta parandalojnë kancerin lëkurës

  • E.K /
  • 14 June 2023 - 13:20
Kremrat nuk mund ta parandalojnë kancerin lëkurës

Sipas disa paralajmërimeve të shkencëtarëve, kremrat e diellit nuk janë mënyra më e mirë për ta parandaluar kancerin e lëkurës. Një studim, që për qëllim kishte mënyrën se si ndikojnë rrezet ultra vjollcë dhe si sulmojnë lëkurën, ka zbuluar se dëmtimet e shkaktuara nuk mund të përmirësohen përmes kremrave. Përderisa faktori mbrojtës mund ta ndalojë të djegurën nga dielli, që Ka efekt të shkurtër kohor, lejon shumë rreze të shkaktojnë sëmundje fatale për një periudhë të gjatë kohore.

Ekspertët paralajmërojnë të gjithë ata që kalojnë kohë në diell, që të mos mbështeten në efektin e kremrave. Shkencëtarët në Universitetin e Mançesterit dhe në Institutin londinez të kancerit janë marrë me studimin molekular dhe mënyrën e melanomës, formës më të shpeshtë të vdekjeve nga kanceri i lëkurës. Studimi i tyre, i publikuar në 'Journal Nature', ka zbuluar se edhe efekti i lartë mbrojtës 50, lejon kapërcimin e rrezeve të dëmshme të diellit duke dëmtuar pigmentet e qelizave.

(Kosova Sot Online)