Ja mënyra më e mirë për t’i shijuar qershitë gjatë gjithë vitit

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 14:31
Ja mënyra më e mirë për t’i shijuar qershitë gjatë gjithë vitit

Qershitë janë një nga frutat që pëlqehen nga të rinjtë dhe të moshuarit.

Por duke qenë se nuk i gjejmë në çdo periudhë të vitit duhet ti ruajmë në mënyrën e duhur për t’i shijuar për disa muaj.

 

Gjithçka fillon që në momentin e parë që sillni qershitë në shtëpi. Ndani ato të freskëta nga ato që kanë njolla kafe në to. Më pas vendosini në frigorifer nëse nuk keni ndërmend t’i hani brenda orëve të ardhshme.

Mënyra më e mirë për të rritur jetëgjatësinë e tyre është t’i mbani ato sa më të thata. Pasi t’i lani mundohuni t’i vendosni në një enë hermetike dhe midis shtresave vendosni një pecetë të thatë për të thithur lagështinë.

Nëse dëshironi t’i vendosni në frigorifer për t’i shijuar gjatë gjithë vitit, atëherë lajini me ujë dhe ndani qershitë që kanë shenja, siç thamë më sipër. 

Vendosini qershitë në një tepsi në mënyrë që të mos prekin njëra-tjetrën dhe vendosini në frigorifer për disa orë. Më pas mund t’i transferoni në një qese ose enë dhe t’i ktheni në frigorifer.

(Kosova Sot Online)