Receta për super pijen që shkrin dhjamin në bel

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 12:25
Receta për super pijen që shkrin dhjamin në bel

A dëshironi ta hiqni qafe "dhjamin", përmes pijes që është shumë lehtë për ta përgatitur, e ndihmon në shkrirjen e dhjamit të tepërt. Bëhet fjalë për kombinimin midis farave çia, mjaltit, limonit dhe ujit. Njerëzit që e kanë provuar thonë se u ka ndihmuar, e rezultatet mund t'i shihni brenda një jave. Pos kësaj, bëhet fjalë për përbërësit që janë të mirë për shëndetin dhe i gjithë trupi do të ketë dobi prej tij.

Farat çia njihen si antioksidues i fuqishëm, e janë përplot me fibra Receta -përbërësit: - 1 lugë fara çia, - 1 lugë mjaltë, - lëngun e një limoni, - 1 gotë e gjysmë ujë. Përgatitja: Hidhni farat çia në ujë dhe i lini të qëndrojë për një orë (mund t'i hidhni natën në ujë, e në mëngjes t'i shtoni përbërësit e tjerë). Shtoni lëngun nga limoni dhe mjaltin dhe i përzieni mirë. Nëse dëshironi që pija të ketë cilësi të butë, aplikojeni në blender.

Përdorimi: Lëngun e pini çdo mëngjes në lukth të thatë.

(Kosova Sot Online)