Migrena lidhet me shishe rimbushëse të ujit

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 09:51
Migrena lidhet me shishe rimbushëse të ujit

P irja e ujit nga ftohësit e tij ose nga shishet rimbushëse mund të jetë shkaktare për dhimbje të kokës së shumë njerëzve. Bisfenoli tashmë është lidhur me një varg problemesh shëndetësore duke e përfshirë mbipeshën, sterilitetin dhe sulmet në zemër. Tani një studim i ri i publikuar në zhurnalin 'Toxicological Sciences', pohon se bisfenoli A shkakton dhimbje molisëse të kokës. Autorët e studimit kërkojnë që ata që vuajnë nga migrena të heqin dorë nga burimet e mundshme të kontaminimit nga dieta e tyre ditore, në të cilën përfshihen enët plastike për furrë me mikrovalë, shishet rimbushëse dhe ftohësit e ujit nëpër zyra.

"Një studim i mëhershëm me përdorim të intervenimit dietal me ushqim të freskët ka demonstruar rënie të dukshme në nivelin e bisfenolit A në urinë (reduktim për 66 për qind) te pacientët vetëm pas tri ditësh. Këto zbulime të kombinuara me rezultatet tona sugjerojnë që një eksperiment klinik për ta reduktuar ekspozimin ndaj bisfenolit A dhe niveleve të atyre që vuajnë nga migrena mundet ta reduktojë shpeshtësinë e dhimbjeve të kokës dhe/ose ashpërsinë e tyre, duke zbuluar strategji që mund ta përmirësojnë kualitetin e jetës së personave që vuajnë nga migrena", thuhet në studim.

(Kosova Sot Online)