Alkooli shkakton humbje të memories

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 10:34
 Alkooli shkakton humbje të memories

Meshkujt e moshës së mesme mund të pësojnë humbje të memories nëse për çdo ditë konsumojnë pije alkoolike. Megjithatë, ekspertët pajtohen që zgjidhje e këtij problemi është maturia. Për dallim nga studimet e shumta paraprake në të cilat kanë marrë pjesë të rinjtë ose njerëzit e moshuar, para pak kohësh është bërë një studim për ndikimin e alkoolit në të cilin pjesëmarrës kanë qenë meshkujt e moshës së mesme.

Rezultatet e studimit kanë zbuluar që meshkujt të cilët në ditë pinë tri ose më shumë pije shpesh kanë probleme më të mëdha me memorien dhe që marrin më vështirë vendime. "Rezultatet e këtij studimi kanë dëshmuar që meshkujt do të duhej që t'i kushtojnë më shumë vëmendje faktit se sa punë në moshën e mesme", ka thënë Sarah Joe Nixon, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Floridës.

(Kosova Sot Online)