Qepa është e shëndetshme, por duhet të keni kujdes me përgatitjen

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 11:46
Qepa është e shëndetshme, por duhet të keni kujdes me përgatitjen

Qepa e kuqe është e pasur me dyzime sulfurike, të cilat janë përgjegjëse për aromën e fortë të saj, por edhe për shumë efekte pozitive në shëndet.

DOBITË KARDIOVASKULARE

Ekzistojnë dëshmi shkencore, që dyzimet sulfurike në qepë ndikojnë kundër enëve të bllokuara të gjakut dhe mbledhjes së padëshirueshme të trombociteve. Gjithashtu, ndikojnë pozitivisht në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq dhe tirglicerideve, si dhe në përmirësimin e membranës qelizore në rruazat e kuqe të gjakut. Në atë kuptim qepa është e shkëlqyeshme në parandalimin e sulmit në zemër, që është rezultat i përmbajtjes së jashtëzakonshme të flavonoideve në qepë.

DOBITË PËR ESHTRA DHE INDIN LIDHËS

Hulumtimet në njerëz kanë zbuluar që qepa është e shkëlqyeshme në përmirësimin e dendësisë së eshtrave, dhe se mund të ketë ndikim të dukshëm për femrat në menopauzë, të cilat përballen me humbjen e saj. Përveç kësaj, femrave që e kanë kaluar menopauzë dhe që e konsumojnë për çdo ditë mund t'ua reduktojë rrezikun nga thyerja e ijës. Në një studim është zbuluar që te femrat e moshuara, të cilat kanë ngrënë rrallë qepë (një herë në muaj), nuk ka pasur ndonjë dobi nga qepa. Përmbajtja e lartë e dyzimeve sulfurike ndikon pozitivisht edhe në indin lidhës, i cili për t'u formuar ka nevojë për sulfur.

NDIKIMI KUNDËR INFLAMACIONEVE

Molekula unike e sulfurit në qepë e bllokon aktivitetin e makrofageve, rruazave specifike të bardha të gjakut, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin e imunitetit dhe të cilat funksion mbrojtës e kanë nisjen e një vargu të reagimeve kundër inflamacioneve. Aktiviteti i tyre zakonisht është një gjë e mirë, por bllokimi i aktivitetit të tyre nganjëherë është vendimtar për t'u mbajtur nën kontroll disa inflamacione të padëshiruara kronike. Antioksiduesit nga qepa janë burim i mirë antiinflamator, sepse parandalojnë oksidimin e acideve yndyrore në organizëm. Kur në organizëm ka më pak acide të oksiduara yndyrore, nisen më pak procese të inflamacionit dhe mbahet niveli i inflamacionit nën kontroll.

MBROJTJA NGA KANCERI

Është zbuluar që qepa e redukton rrezikun nga disa lloje të kancerit, madje edhe kur konsumohet në sasi mesatare (kanceri i zorrës së trashë, fytit dhe vezoreve). Megjithatë, mos kurseni në sasi të qepës nëse dëshironi që t'i keni të gjitha përfitimet e kësaj perime. Provoni që ta shtoni së paku një qepë të tërë gjatë përgatitjes së ushqimit, ndërsa në porcionin tuaj le të gjendet së paku një gjysmë qepe.

PËRPARËSITË E TJERA SHËNDETËSORE

Qepa është treguar e shkëlqyeshme në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e infektimeve bakteriale. Së bashku me dyzimet sulfurike, antioksiduesi kuercetin nga familja e flavonoideve ka efekt të fortë antibakterial. Në një studim është zbuluar që qepa e freskët, e paprerë, e pazier ka pasur ndikim antibakterial në bakteret e padëshirueshme, por nëse qepa e prerë lihet gjatë në ajër (2 orë) ose përpunohet në mënyrë termike në avull më gjatë se 10 minuta, humb pjesën më të madhe të dobisë antibakteriale. Për këtë arsye shumë e rëndësishme është mënyra e përgatitjes, nëse dëshironi që nga ajo ta nxirrni më të mirën.

(Kosova Sot Online)