Këmbët dhe duart po ju mërdhijnë? Zbuloni problemet tuaja shëndetësore

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 09:41
Këmbët dhe duart po ju mërdhijnë? Zbuloni problemet tuaja shëndetësore

Gishtërinjtë e ftohtë në duar dhe në këmbë më shpesh shfaqen te femrat, dhe kjo është krejt normale pasi që gjatë procesit trupi mban temperaturën e trupit. Por, nëse kjo ju ndodh shumë shpesh, kjo mund të jetë simptomë në problemet tjera shëndetësore .

ANEMIA

Nëse pos duarve të ftohta ndjeni edhe simptoma tjera, si lodhje, dhimbje koke dhe plogështi, nuk do të ishte keq ta matni nivelin e hekurit në gjak.

DIABETI

Ndjenja e të ftohtit dhe dridhjet nëpër duar dhe shputa mund të jenë shenja e parë e diabetit. Sëmundja e sheqerit lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor kështu që shpeshherë mund ta dalloni në këtë mënyrë. Nëse pos duarve të ftohta ndjeni edhe etje, hani shumë e nuk shtoni në peshë, detyrimisht kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

STRESI

Stresi po ashtu mund të jetë shenjë apo shkaku se ndjeni të ftohtë në duar dhe në këmbë. Në fakt, stresi shton prodhimin e adrenalinës, hormone ky që prodhohet në gjëndrat e veshkave, që tkurrë enët e gjakut. Me vetë këtë proces ngadalësohet qarkullimi i gjakut, prandaj këmbët dhe duart ftohen si pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut.  

(Kosova Sot Online)