![Pas të 30-ve më lehtë shtoni peshë, ja pse](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/26/200x200_Weight-gain-is-another-sign-of-teenage-pregnancy.jpg1722023077.webp)
Hani misër dhe shërojini këto sëmundje
![Hani misër dhe shërojini këto sëmundje](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/28/auto_misri-1024x5761687944106.jpg)
Misri mund të konsumohet në mënyra të ndryshme. Ndaras nga shija e këndshme, ofron edhe këto veti shëruese.
I PASUR ME ANTIOKSIDUES
Sipas studimeve, misri është burim i madh për antioksidues që luftojnë radikalet e lira që e shkaktojnë kancerin. Në fakt, sikurse ushqimet e tjera, zierja e ul sasinë e antioksiduesve të pranishëm në misër. Misri falë përbërësve lufton tumoret që çojnë në kancerin në mëlçi dhe në gji.
KONTROLLON DIABETIN DHE HIPERTENSIONIN
Konsumimi i më shumë ushqimeve organike dhe frutave, si misër për shembull, redukton shenjat e diabetit. Po ashtu, misri është i efektshëm kundër hipertensionit. Fitokemikatet në misër rregullojnë absorbimin dhe lirimin e insulinës.
NDIHMON SISTEMIN TRETËS
Misri përmban fibra që metabolizohen nga bakteret në zorrë, duke shtuar numrin e baktereve të mira në zorrë, që më pas ndikojnë për të pasur një tretje të mirë e të shpejtë.
PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS
Misri përmban folate, lloj i vitaminës B, që njihet se ndihmon në reduktimin e baktereve që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Ushqimi që përmban folate redukton rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjet të tjera përcjellëse.
(Kosova Sot Online)