Deti zbut simptomat e astmës

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 12:39
Deti zbut simptomat e astmës

Uji i detit ju shkon për shtati njerëzve të shëndetshëm, por edhe atyre që janë të sëmurë. Pos se liron nga stresi, po ashtu përmirëson punën e mushkërive, zbut artritin, pakëson inflamacionet dhe shëron sëmundjet e lëkurës.

Uji i detit është i pasur me mineralet si magnez, kalcium, kalium dhe jod, prandaj thithja e avullit të detit përmirëson rrugët e frymëmarrjes dhe bronket. Prandaj, edhe thuhet se në det "më lehtë merret frymë". Ajri në afërsinë e detit është i mbushur me jone, që lehtëson frymëmarrjen dhe ndikon mirë te personat që vuajnë nga astma. 

(Kosova Sot Online)