Hiqni pesticidet nga pemët dhe perimet për 15 minuta

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 16:01
Hiqni pesticidet nga pemët dhe perimet për 15 minuta

Pas këtij veprimi, të jeni të sigurt se do të hani ushqime të shëndetshme. Kjo për faktin se pemë dhe perime të ndryshme që i blejmë shpeshherë trajtohen me pesticide, helme që janë të rrezikshme për organizmin tonë. Është e lehtë ta qëroni një pemë, por te disa të tjera është paksa më e vështirë. Por, ekziston një fshehtësi e thjeshtë.

Në fakt, këto pemë dhe perime mund t'i pastroni, duke shmangur edhe mundësinë më të vogël që në ushqim të dërgoni këto substanca helmuese. Krejt çfarë ju nevojitet është uthull dhe ujë. Në një enë të madhe hidhni ujë dhe gjysmë gotë uthull. Më pas, në këtë përzierje hidhni pemët dhe perimet që dëshironi t'i pastroni. Le të qëndrojnë për 15 minuta, e më pas i shpëlani. Uthulla mundet të neutralizojë rreth 98 për qind të baktereve dhe pesticideve që gjenden në ushqimet e freskëta.

(Kosova Sot Online)