Shkencëtarët kanë krijuar "kurthin për grip"

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 16:53
Shkencëtarët kanë krijuar

Hulumtuesit nga Universiteti në Mançester kanë zhvilluar leckën speciale për ndërtimin e maskave dhe pastruesit të ajrit, e cila e izolon gripin. Teknologjia përkrah strukturën në sipërfaqen e qelizave që rreshton organet e frymëmarrjes dhe ezofagun.

Ekipi ka gjetur mënyrën që të mbajë viruset, së pari me ndihmën e pëlhurës së karbonit, e më pas edhe nga materiali më i lirë, pambuku. Molekulat ia kanë dalë të mbajnë 99 për qind të viruseve. Pol Houp, me këtë rast thekson: "Kjo është një qasje e re në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe do të mund të përbërë një masë preventivë", thotë ai.

(Kosova Sot Online)