Të shëruarit këshillojnë: Kremi nga kumaku, kundër hemorroideve dhe venave të zgjeruara

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 22:08
Të shëruarit këshillojnë: Kremi nga kumaku, kundër hemorroideve dhe venave të zgjeruara

Kremi i përgatitur nga kumaku është preparat efikas kundër venave të zgjeruara dhe hemorroideve. Përkundër shumë ilaçeve sintetike, ekzisto ky melhem natyral, çaj bimor, efikasitetin e të cilit e kanë vërtetuar me qindra persona. Për të përgatitur kremin natyral nga kumaku, ju nevojiten katër grushte me lule të imtësuara, gjetheve dhe kërcellit, si dhe 500 g krem cilësor.

PËRGATITJA

 Ngrohni kremin në temperaturën më të lartë të mundshme dhe shtoni kumakun e copëtuar. Masën e përzieni mirë dhe e hiqni nga zjarri kur të ketë vluar. E mbuloni dhe e lini në temperaturë të dhomës që ta kalojë natën. Të nesërmen masën e ngrohni pak, ndërsa që e ruani në një enë me kapak.

PËRDORIMI

Kremin vendor nga kumaku mund ta përdorni për çdo ditë, duke lyer vendet ku ndjeni dhimbje, disa herë në ditë. Efektin më të mirë do ta arrini nëse e kombinoni kremin e kumakut dhe të gështenjës së egër, duke e lyer në fillim me kremin nga kumaku, e pas një kohe edhe me melhemin nga gështenjat e egra. Ky melhem është efikas te venat me inflamacione, pa marrë parasysh nëse kanë apo nuk kanë plagë.

(Kosova Sot Online)