Kontrollojeni nëse keni mungesë të vitaminave D

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 18:23
Kontrollojeni nëse keni mungesë të vitaminave D

Së shpejti do të vijnë ditët e ngrohta dhe me diell dhe kjo është koha ideale të largojmë shtresat e dhjamit dhe të tregojmë pak lëkurë për ta rrezitur atë. Marrë parasysh se dielli është burimi më i madh i vitaminave D, i cili është kyç për shëndetin e lëkurës dhe të eshtrave, kontrolloni nëse keni mungesë të kësaj vitamine. Rreth 80 dhe 90 për qind e vitaminave D vijnë si pasojë e ekspozimit në diell. Nëse fëmijët nuk i ekspozohen diellit mund të marrin rahitisin, ndërsa të rriturit mund të preken nga osteoporoza.

JA DISA SHENJA SE JU MUNGON VITAMINA D • Ju dhembin eshtrat. Sidomos gjatë dimrit, të rriturit mund të ndjejnë dhimbje në eshtra dhe muskuj. • Ndiheni të pikëlluar. Vitamina D shton nivelin e seratoninës, i cili ndikon në ngritjen e disponimit. • Jeni më të vjetër se 50 vjeç. Lëkura nuk e ka të lehtë ta prodhojë vitaminën D. Sidomos kur të plakemi, ndërsa që veshkat fillojnë të jenë më pak funksionale.

(Kosova Sot Online)