Nëse dëshironi ta shmangni demencën dhe plakjen e trurit, flini
Hulumtimi i bërë në universitetin në Singapor, ka vërtetuar se si mungesa e gjumit ndikon në përshpejtimin e plakjes së trurit. Personat e rritur të cilët flenë më pak janë më të rrezikuar nga plakja e parakohshme e trurit të tyre. Por, ekziston edhe rreziku nga demenca si dhe rreziku nga sëmundjet tjera që ndërlidhen me humbjen e kujtesës, si sëmundja e Alzheimer-it. Për dy vite rresht, ekspertët dhe shkencëtarët nga universiteti i lartpërmendur kishin vështruar shprehitë e gjumit, kohës dhe mënyrës që të anketuarit kishin bërë.
Gjatë studimit, atyre truri ju ishte incizuar me ndihmën e rezonancës magnetike. Ata kishin zbuluar se të anketuarit që kishin fjetur më pak truri më shpejt ju ishte zvogëluar, që edhe ishin shenjat e para të plakjes. Mungesë e gjumit ishte marrë nëse një person kishte fjetur më pak se gjashtë orë. Rezultatet kanë treguar se truri mesatarisht ju ishte plakur për pesë për qind në krahasim me ata që kishin fjetur më shumë, rreth shtatë apo tetë orë gjumë. Por, ekspertët kishin paralajmëruar se si me kalimin e viteve njerëzit kanë më pak nevojë për gjumë.
(Kosova Sot Online)