Ushiqmi i shëndetshëm është pa shije, por jo me këto erëza

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 18:43
Ushiqmi i shëndetshëm është pa shije, por jo me këto erëza

Pa marrë parasysh sa jeni të motivuar të humbni në peshë dhe të jetoni shëndetshëm, nëse nuk kënaqeni në ushqim, gjasat janë të mëdha që të hiqni dorë nga plani juaj, herët ose vonë. Ushqimi i shëndetshëm nuk guxon të jetë pa shije dhe i mërzitshëm, shtojani këto erëza.

Uthulla e mollës - është e shkëlqyeshme për tretje dhe mundet ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinën, kur shtohen në shujtat e pasura me niseshte.

Kanella - zvogëlon sheqerin në gjak dhe insulinën. Shtojeni në flluska në mëngjes.

Kurkuma - Studimet kanë treguar se kurkuma është e shkëlqyeshme për zvogëlimin e infeksioneve. Hudhra - është burim i shkëlqyeshëm i squfurit, i cili ndihmon në detoksimin e organizmit. Po ashtu, ndikon kundër viruseve dhe baktereve.