Lëngu që zbut sulmet e astmës
Astma është sëmundje e botës moderne e cila mbyll rrugën e ajrit në hundë dhe shkakton sulme të frymëmarrjes së vështirësuar dhe ngufatje. Shfaqet te fëmijët, por edhe te të rriturit. Shumë prej nejçëve besojnë se ekziston mënyra natyrale për parandalimin e sulmeve të astmës.
Dhe kjo është e saktë - sidomos nëse vetes ia përgatitni një limonadë. Vitamina C është antioksidues i shkëlqyeshëm që pastron organizmin dhe freskon. Ide e mirë është të shtoni pak xhenxhefil, të freskët apo pluhur, për të luftuar infeksionet dhe bakteret.
Përgatitja: Vetëm prejeni limonin dhe e hidhni në ujë. Sipas dëshirës shtoni xhenxhefil, përziejeni dhe e pijeni derisa është i freskët.
(Kosova Sot Online)