Tri ushqime të shijshme që mund ta largojnë urinë

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 18:44
Tri ushqime të shijshme që mund ta largojnë urinë

Mbajtja e dietës kërkon disiplinë dhe këmbëngulje, por ndjenja e urisë mund të prishë gjithçka. Për këtë shkak ju njoftojmë me tri ushqime që janë efikase kundër urisë.

Kastravecët turshi – ulin nivelin e sheqerit në gjak, për çka edhe zbusin ndjenjën e urisë. Nëse një orë para shujtës së rregullt ndjeni uri, atëherë hani disa kastravecë turshi.

Bademet, arrat dhe lajthitë – Dihet shumë mirë se pemët me gëzhojë janë ushqim i shëndetshëm.

Një grusht pemësh të tilla ju ngopë menjëherë, e në kombinim me pemë të terura janë luftëtarë të denjë të urisë.

Uji mineral në vend të lëngjeve të gazuara – Edhe pse lëngjet e gazuara po ashtu e largojnë ndjenjën e urisë, ato përmbajnë sheqer, gjë që nuk do të ndihmojë aspak nëse jeni në dietë. Në vend të lëngjeve, pini ujë mineral, i cili ju ‘fryn’ menjëherë, duke ju ngopur në të njëjtën kohë. 

(Kosova ot Online)