Melhemi nga specat pikanët, kundër dhimbjeve

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 10:54
Melhemi nga specat pikanët, kundër dhimbjeve

A e keni ditur se dhimbjet mund t'i pakësoni me ndihmën e specave të kuq pikantë? Mësoni ta përgatisni melhemin që mund të jetë shpëtimi i duhur kundrejt dhimbjeve të ndryshme. Përbërësi kryesor janë specat e kuq pikantë, të cilët mbrojnë zemrën, forcojnë sistemin imun dhe ndalojnë gjakderdhjen.

Përbërësit: ½ e gotës vaj ulliri 2 lugë plot me speca të bluar pikant 15 gr dyllë të bletëve Në enë në avull ngrohni vajin e ullirit dhe specat pikant, aq sa të ngrohet vaji. E lini të qëndrojë ashtu për 20 minuta, e më pas ndaloni temperaturën, e ngrohni vajin dhe përsëriteni mënyrën edhe njëherë. Më pas, vajin e kulloni dhe e lini nga anash. Dyllin e ngrohni në enë derisa të tretet, e më pas shtoni vajin dhe përzieni gjithçka. Melhemin e vendosni në kavanoz dhe e lini të forcohet. Melhemin e përdorni kur ndieni dhimbje në muskuj dhe nyja. Mos e vendosni në plagë të hapura dhe në sy. 

(Kosova Sot Online)