Bima të cilën e keni në kuzhinë bën çudi për shëndetin tuaj: Ja çka shëron

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 14:11
Bima të cilën e keni në kuzhinë bën çudi për shëndetin tuaj: Ja çka shëron

Pos se përmirëson shijen e gjellës, është bimë shumë shëruese. Koriandri (lat. Coriandrum sativum) është erëz që për nga dukja ngjason me majdanozin. Koriandri ka efekte kundër baktereve, pastron organizmin prej helmeve dhe metaleve të rënda dhe zvogëlon proceset infektuese. Koriandri është burim për fibra dietale, vitamina A, C, E dhe K , si dhe për hekur, kalium, kalcium dhe magnez. Vetitë shëruese të koriandrit: Mbron nga viruset dhe bakteret; Zvogëlon inflamacionet dhe dhimbjet; Posedon përbërës kundër kërpudhave; Është afrodiziak natyral; Shton energjinë dhe stimulon punën e trurit; Pastron organizmin prej helmeve dhe metaleve të rënda.

Nëse vuani prej sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve autoimune, kjo është një nga arsyet pse ushqimin duhet ta pasuroni me këtë bimë. Përbërësit me të cilët është i pasur koriandri zvogëlojnë simptomat e artritit dhe reumës, ndërsa që ndikon si antibiotik natyral. Pos kësaj, pakëson ënjtjet dhe nxit eliminimin e lëngjeve shumicë nga trupo. Disa studime kanë treguar se koriandri për një afat prej 42 ditë mundet të pakësojë rreth 87 për qind të dhimbjeve.

(Kosova Sot Online)