Antibiotikët t'i merrni pas dy ditësh, jo më gjatë se pesë ditë

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 16:36
Antibiotikët t'i merrni pas dy ditësh, jo më gjatë se pesë ditë

Antibiotikët duhet marrë vetëm pas dy ditësh pritje dhe t'i përdorni më së shumti pesë ditë, thonë ekspertët britanikë. Shkencëtarët nga universiteti në Southampton kanë deklaruar se mjekët duhet t'i paralajmërojnë pacientët që të presin dy ditë para se të fillojnë t'i marrin antibiotikët.

Studimi ishte bërë ku kishin marrë pjesë 1.000 pacientë që kishin probleme me fytin. Metoda e shtyrjes do të mund të pakësonte sasinë e antibiotikëve që pa nevojë përshkruhen për sëmundjet e fytit. Numri i madh i antibiotikëve të përshkruar bakteret i bën më imun, dhe shndërrohen në të ashtuquajturat superbakterie, të cilat janë vdekjeprurëse.

(Kosova Sot Online)