Erëza përmes të cilës i harroni "këmbët e rënda"

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 17:13
Erëza përmes të cilës i harroni

Edhe pse shumica e njerëzve konsiderojnë se ënjtja e këmbëve është diçka e zakonshme, kjo edhe nuk duhet të jetë pikërisht ashtu. Kjo gjendje aspak e këndshme ndodh më shumë verës, e ekzistojnë disa fshehtësi me ndihmën e të cilave mund ta zbutni këtë gjendje.

Nëse shkak i ënjtjeve nuk janë veshkat, çekuilibri hormonal apo zemra, mund ta zgjidhni problemin në disa mënyra. Kushti i parë është mbathja e këpucëve të rehatshme dhe me takë të vogël, si dhe pakësimi i konsumimit të kripës në organizëm. Gjethet apo rrënja e majdanozit janë ideale për përgatitjen e çajit, e receta është shumë e thjeshtë. Ajo që ju nevojitet për këtë çaj është një lugë gjethe apo rrënjë të majdanozit, të cilën duhet përzier me 400 ml ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë brenda natës. Në mëngjes e procedoni, shtoni lëngun nga një limon dhe e pini tri herë në ditë me nga 100 ml. Pas tri ditësh nevojitet të bëni pauzë, e regjimin ta përsëritni kur këmbët të ndalojnë së ënjturi.

(Kosova Sot Online)