Dëgjoni sinjalet që jua dërgon trupi

  • E.K /
  • 10 July 2023 - 17:52
Dëgjoni sinjalet që jua dërgon trupi

Nëse dëshironi që gjithmonë të jeni të shëndoshë si dreri, dëgjoni simptomat që jua dërgon trupi dhe kontrollojeni shëndetin. * Dhimbjet e kokës që nuk ndalojnë nganjëherë tregojnë edhe gjendjen e rrezikshme të aneurizmit, që krijon presion në tru. Aneurizmi është zgjerimi i mureve të enëve të gjakut të disa nga arteriet e trurit, vjen si pasojë e arterosklerozës. * Mbetja pa frymë është pasojë e astmës, e me këtë rast personi mundet ta ketë këtë sëmundje e të mos jetë i vetëdijshëm.

Nëse e pranishme është edhe frymëmarrja e vështirë, dhimbje në gjoks të përcjellë me kollë, urgjentisht shkoni për kontroll te mjeku. * Gjakderdhja e shpeshtë e mishit të dhëmbëve jo gjithmonë është shenjë e sëmundjeve të gojës dhe dhëmbëve. Nëse pos gjakderdhjes djersiteni dhe natën, keni ethe apo temperaturë, plogështi dhe lodhje, dyshimet dërgojnë në leukemi. * Ngërçet në pjesën e prapme apo përpara në hapësirën e brinjëve, mund të tregojnë në trombozë të thellë të venave. Në këtë sëmundje dyshohet edhe nëse për kohë të gjatë qëndroni ulur.

(Kosova Sot Online)