Duhet ta keni në vëmendje, kjo është një simptomë e pavërejtur e kancerit të veshkave që shfaqet gjatë natës

  • S.A /
  • 14 July 2023 - 09:09
Duhet ta  keni në vëmendje, kjo është një simptomë e pavërejtur e kancerit të veshkave  që shfaqet gjatë natës

Kanceri i veshkave shpesh nuk ka simptoma të dukshme, kështu që mund të jetë mjaft e vështirë të dallohet. Megjithatë, ekspertët thonë se ka disa shenja të sëmundjes që mund t’i vini re, transmeton "Kosova Sot Online".

Më i zakonshmi është gjaku në urinë, i njohur si hematuria. Jo domosdoshmërisht është fjala për kancer, mirëpo duhet ta vizitoni mjekun tuaj nëse është ndonjëherë e pranishëm gjaku në urinë.

Një nga treguesit më të pazakontë është djersitja “shumë e fortë”. Një simptomë e çuditshme, e cila shpesh shfaqet gjatë natës, e cila mund të paraqitet me temperaturë të lartë dhe ethe. 

Simptomat tjera që ia vlen t’u kushtoni vëmendje janë:

Një gungë ose ënjtje në shpinë, nën brinjë ose në qafë

Dhimbje midis brinjëve dhe belit që nuk largohet

Humbja e oreksit

Humbje peshe pa u përpjekur ta bëni atë

Ndiheni të lodhur ose nuk keni energji. Veshkat janë dy organe të vogla në të dyja anët e shtyllës kurrizore, pak poshtë brinjëve. Ato largojnë mbetjet dhe lëngjet e tepërta nga gjaku, duke i kthyer në urinë. Kanceri i veshkave ndodh kur qelizat anormale fillojnë të ndahen dhe rriten në mënyrë të pakontrolluar. Është më i zakonshëm te njerëzit mbi 60 vjeç dhe më shpesh diagnostikohet te meshkujt sesa te femrat.

Pirja e duhanit dhe mbipesha ose obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të tij. Mënyra se si trajtohet varet nga lloji i kancerit të veshkave që keni, ku ndodhet, sa i madh është, nëse është përhapur dhe si është shëndeti juaj i përgjithshëm.

(Kosova Sot Online )