Kurkuma zbut dhimbjet në muskuj

  • E.K /
  • 15 July 2023 - 10:34
Kurkuma zbut dhimbjet në muskuj

Me siguri se pas ushtrimeve intensive keni ndier dhimbje në muskuj për disa ditë rresht. Hulumtimi i fundit, i publikuar në revistën "Society for Sports Medicine", zbulon se kurkuma mundet ta përshpejtojë shërimin e muskujve dhe t'i zbusë dhimbjet. Në hulumtim kishin marrë pjesë 20 persona të rritur dhe të shëndetshëm, të cilët kanë ushtruar çdo ditë.

Përmes rezonancës magnetike, shkencëtarët kishin matur efektin e radikaleve të lira që shkaktojnë dhimbjet në muskuj. Ekspertët erdhën në përfundim se, pjesëmarrësit që kishin marrë suplemente të kurkuminës kishin ndier më pak dhimbje, në fakt dhimbjet në muskuj ishin zbutur dukshëm e në disa raste dhimbja ishte zhdukur në përgjithësi. 

(Kosova Sot Online)