A mund të zbulojë sëmundjet e zemrës inteligjenca artificiale?

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 14:35
A mund të zbulojë sëmundjet e zemrës inteligjenca artificiale?

Kompania e teknologjisë shëndetësore, Fountain Life, ka zhvilluar një skanim të arterieve koronare me inteligjencë artificiale që është në gjendje të parashikojë rreziqet e sulmit në zemër vite, përpara se të shfaqen simptomat.

Procedura ambulatore përfshin injektimin e bojës në venë dhe kryerjen e një skanimi të shpejtë CAT të zemrës.

Teknologjia AI analizon rezultatet e skanimit, duke zbuluar sasinë dhe llojin e pllakës së pranishme, duke ofruar informacion për shëndetin e zemrës.

 

Skanimi ofron një alternativë jo-invazive ndaj procedurave tradicionale dhe ka potencialin për t’i ndihmuar njerëzit të zbulojnë sëmundjet e zemrës.

Fountain Life planifikon t’i bëjë shërbimet e tij shëndetësore të IA më gjerësisht të disponueshme në partneritet me mjekët.

Modeli IA është trajnuar në grupe të mëdha të dhënash, duke përfshirë kushte asimptomatike, për të përmirësuar saktësinë.

Përveç skanimit të zemrës, Fountain Life ofron gjithashtu një MRI të plotë të trupit që përdor teknologjinë IA për të zbuluar anomali të ndryshme, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet neurogjenerative.

(Kosova Sot Online)