Ushqimi i detit mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të problemeve të dëgjimit

  • A.P /
  • 04 August 2023 - 15:05
Ushqimi i detit mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të problemeve të dëgjimit

Konsumimi i më shumë ushqimeve të detit mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të problemeve të dëgjimit deri në 20 për qind, sugjeron një studim.

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i niveleve më të larta të një omega-3 që gjendet në yndyrën e peshkut, mund të ndihmojë në uljen e mundësisë për të përjetuar vështirësi në dëgjim ndërsa njerëzit plaken, transmeton klankosova.tv.

Studiuesit analizuan të dhënat mbi statusin e vetë-raportuar të dëgjimit dhe nivelet e acidit yndyror omega-3, acidit docosahexaenoic (DHA) në gjakun e më shumë se 100,000 njerëzve.

(Kosova Sot Online)