Lexoni edhe:
Nëntë çajra që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
Ne të gjithë e dimë që Khloe Kardashian praktikon shumë orë në ditë palestër. Megjithatë, motivimi i saj për t’u dukur dhe për t’u ndier e shëndetshme nuk përfundon vetëm tek palestra, transmeton "Kosova Sot Online".
Pas një viti e gjysmë që trupi i saj u transformua, Kardashian zbuloi edhe këshillat që ka marrë nga nutricionisti personal, Gunnar Peterson, për të ngrënë gjithçka në mënyrë të moderuar. Kjo është një pjesë e mënyrës se si funksionon dieta e saj dhe efektet pozitive që ka dhënë ajo për dy javë. Cili është sekreti? Ndërprerja e produkteve të qumështit: “Për dy javë, nuk kam ngrënë asnjë produkt qumështi dhe kam humbur 5 kg”, – tregon Kloe për revistën Health.
“Pi vetëm qumësht bajameje. Më pëlqen akoma djathi, që në fakt është shumë i rëndë, por nëse dua të bie nga pesha në një kohë të shpejtë, zgjidhja ideale është “larg produkteve të qumështit. Shmangia e djathit për të paktën disa ditë, në vend që ta eliminosh totalisht nga dieta, gjithsesi, mund të bëjë diferencë.“
Nëntë çajra që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të stomakutLexoni edhe:
Një hile tjetër për të cilën Kardashian betohet se ka sukses është trajtimi i vetes, qoftë edhe për disa minuta. “Unë besoj se nëse të merr malli për ndonjë ëmbëlsirë, mos e privo veten. Por gjithçka në mënyrë të moderuar“, – tregon ajo për revistën.
Për sa kohë ndjek një dietë të balancuar me ushqime të shëndetshme dhe të kombinuara, me siguri do të kesh rezultatin e Kardashian dhe, pse jo, edhe trupin e saj… në një farë mënyre.
(Kosova Sot Online )