Tri lëngje efektive për humbje në peshë

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 10:12
Tri lëngje efektive për humbje në peshë

E kzistojnë tri lëngje që mund t'ju ndihmojnë të humbni kilogramët tepricë, me pak ushtrime fizike dhe natyrisht - ushqim të shëndetshëm.

KAFEJA

E quajmë pije natyrale energjike: Studimet kanë treguar se me konsumimin e dy apo tri gota kafe para ushtrimeve mund të zgjatni ato dhe të forconi nivelin e ushtrimeve. Me vetë këtë kjo do të thotë se do të shkrini më shumë kalori. Pasi ta keni konsumuar kafenë për 20 për qind do t'i shtoni ushtrimet, por gjithmonë pini kafe të zezë të pastër, pa sheqer.

UJI

Zëvendësoni limonin me një akull. Uji i ftohtë mund ta shtojë qëndrueshmërinë dhe energjinë. Uji i ftohtë mund t'ju ndihmojë në humbjen shtesë të 100 kalorive! Pini çdo ditë ujë me akull dhe për një vit mund të humbni deri në 5 kilogramë.

ÇAJI I GJELBËR

Jo vetëm se çaji i gjelbër është pa kalori, por mund të përshpejtojë humbjen e kilogramëve. Në një studim, në të cilin pjesëmarrësit kishin pirë 4 gota me çaj të gjelbër, kishin humbur 3 kilogramë më shumë për dy muaj në krahasim me ata që kishin pirë vetëm ujë. Studimi tjetër tregon se ata persona që rregullisht pinë çaj të gjelbër kanë bel më të hollë.

(Kosova Sot Online)