Me qeliza amë kundër rënies së flokëve

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 11:21
Me qeliza amë kundër rënies së flokëve

Eksperimentet e shkencëtarëve amerikanë nga universiteti i Pensilvanisë zbulojnë mundësinë e përdorimit të qelizave amë në trajtimin e rënies së flokëve. Siç shkruan revista shkencore 'Nature Communications', testimet e bëra në minj konfirmojnë se me ndihmën e qelizave amë është e mundur që të rigjenerohen rrënjët e rëndësishme për rritje të serishme të flokëve. Hulumtuesit shtojnë se e rëndësishme ka qenë që të zgjidhet problemi i prodhimit të sasive të mjaftueshme të qelizave amë, të afta për transformimin e rrënjës.

Sipas tyre, përparimi i arritur në përdorimin e qelizave amë do ta gjejë aplikimin edhe në zhvillimin e procedurave të reja për shërim të plagëve si dhe në disa procedura kozmetike. Në studimin e ri janë përdorur qeliza amë pluripotente, qeliza amë të rritura të 'riprogramuara' të cilat kanë shumë karakteristika që qelizave amë embrionale. Shkencëtarët kanë thënë se pritet të bëhen testime të metodës së re në njerëz.

(Kosova Sot Online)