Ilaçet nga natyra: Zbutini inflamacionet në fyt

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 09:06
Ilaçet nga natyra: Zbutini inflamacionet në fyt

Derisa viruset i shëroni me antibiotikë, ata nuk ndihmojnë te fyti i pezmatuar, por këtë gjendje mund ta zbutni me disa ilaçe natyrale.

MOLLËT E PJEKURA

Ky specialitet jo vetëm se ndikon kundër dhimbjeve në fyt, por është e mirë edhe kundër plogështisë. Me rastin e pjekjes, mollët formojnë disa enzima të caktuara. Këto substanca në mukozën e gojës, nxitin aftësinë e organizmit për vetëshërim.

KOMPRESA NGA QUMËSHTI DHE HUDHRA

Valoni hudhrën në qumësht aq sa të shndërrohet në qull. Të nxehtë e aplikoni në kompresë dhe e mbështillni fytin me të, e dhimbjet shpejt do të ndalojnë. Kompresa mund të laget edhe me tretjen e ujit dhe uthullës së mollës. Me rëndësi të jetë e ngrohtë dhe sipër ta forconi me diçka, me ndonjë shall, për shembull.

ÇAJ NGA SHERBELA

Katër lugë sherbelë i zieni në dy gota ujë, i lini për gjysmë ore, më pas procedoni dhe me këtë përzierje shpëlani fytin disa herë brenda ditës.

(Kosova Sot Online)