Dreka për humbje në peshë: Me këtë gjellë ju ngopeni e kilogramët shkrihen

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 09:38
Dreka për humbje në peshë: Me këtë gjellë ju ngopeni e kilogramët shkrihen

Procesi i humbjes në peshë vështirë përballohet, sidomos nëse jeni në dietë rigoroze. Pikërisht për këtë, ekspertët sugjerojnë humbje të shpejtë të kilogramëve. Në vijim ju sjellim recetën për një gjellë paksa më të veçantë, që duke e konsumuar mund të humbni në peshë. Përbërësit: 2 pjesë gjoks pule, 1/3 e kokës sallatë turshi, 2 speca të freskët të gjelbër, 1 qepë të madhësisë mesatare, 1 karotë të madhe, 2 shkopinj selino, 1 konservë misër (rreth 300 gramë), 300 gramë borania, 300 gramë fasule të zier, kripë, piper, 500 ml supë me mish apo me perime.

Përgatitja:

Mishin e pastroni dhe e preni imët. Copëtojeni qepën dhe e skuqni në vaj luledielli. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë të verdhë, shtoni karotën e copëtuar. Pasi edhe ajo të jetë zbutur, shtoni specin e copëtuar, turshitë dhe boranitë. Perimet i avulloni për 10 minuta. Shtoni mishin dhe selinon e copëtuar, shkurt i avulloni të gjitha bashkë, shtoni kripë, piper dhe supën. Në fund shtoni misrin dhe fasulen dhe e zieni edhe për 5 minuta dhe erëzoni sipas dëshirës.

(Kosova ot Online)