Agrumet janë të pasura me vitamina c dhe të shkëlqyeshme për imunitet!

  • E.K /
  • 21 August 2023 - 12:11
Agrumet janë të pasura me vitamina c dhe të shkëlqyeshme për imunitet!

Limoni, portokajtë, grejpfruti dhe mandarina, pos se freskojnë, munden edhe ta vonojnë plakjen, të ruajnë indet, të forcojnë enët e gjakut, lëkurën ta bëjnë më të butë, derisa antioksiduesit në agrume e forcojnë imunitetin në kohën e infeksioneve.

Përbërësi më i njohur i këtyre pemëve me ngjyrë të ndezur është vitamina C, që është sinonim për ndalimin, por edhe shërimin e ftohjes dhe gripit. Vitamina C ekuilibron nivelin e kolesterolit në gjak e kontribuon edhe në forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve, sepse nxit absorbimin e kalciumit. Është i rëndësishëm edhe për shëndetin e mushkërive dhe për të pasur shikim më të mprehtë.

(Kosova Sot Online)