Po, është e mundur: Si ta ndalni teshtitjen, lotët, lemzën
Organizmi i njeriut është përplot gjëra fantastike, por kompleks në mënyrën si funksionon. Edhe pse disa gjëra nuk mund t'i kontrollojmë, ekzistojnë pika të caktuara, përmes të cilave mund ta ndalojmë teshtitjen, lotët apo lemzën.
SI TA ZHBLLOKONI HUNDËN?
Me gishtin tregues shtypni pikën midis vetullave. Në të njëjtën kohë shtypni qiellzën. Fryni hundës, e më pas vazhdoni të merrni frymë normalisht.
NDALNI LEMZËN!
Nxirrni gjuhën jashtë edhe e shtypni në majë. Kjo teknikë stimulon nervat dhe mobilizon diafragmën.
NDALNI LOTËT!
Shikoni lart dhe ndaloni frymën. Më pas merrni frymë ngadalë. Lotët po ashtu mund t'i ndalni nëse ashtin e hundës e shtypni me gishtin tregues.
NDALNI TESHTITJEN!
Nëse dëshironi ta ndalni teshtitjen, shikojeni diellin drejtpërdrejtë. Po ashtu, me gisht tregues shtypni ashtin e hundës,e me gjuhë e gudulisni qiellzën.
KONTROLLONI MADHËSINË E BEBËZËS SË SYVE!
Dhe atë vetëm me ndihmën e mendjes. Varësisht nga ajo a mendoni për vende të errëta apo të ndritshme. Po ashtu, nëse dikush ju pëlqen, bebëzat zgjerohen. Po e njëjta gjë ndodh nëse mendoni për diçka të bukur.
(Kosova Sot Online)
