Super fruta që ul shtypjen e gjakut dhe mban kolesterolin nën kontroll

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 10:12
Super fruta që ul shtypjen e gjakut dhe mban kolesterolin nën kontroll

Aronia karakterizohet nga shija e hidhur, me ngjyrë të kaltër, e cila zbulon se është e pasur me antocianinë. Ky pigment natyral bimor është shtesë për prodhimin e pijeve, xhemëve dhe ëmbëlsirave, derisa konsiderohet si antioksidues i fortë që mbron trupin nga efekti i radikaleve të lira. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i ushqimit të pasur me antocianinë ekuilibron shtypjen e gjakut, mundëson shtimin e masës trupore, ndikon kundër diabetit, tipit 2. Aronia është pemë e pasur me tahinimë, biofenole, flavonoide, vitamina A, B, C dhe E, mineralet si kalium, kalcium dhe hekur.

Superfuqitë e aronisë:

1. Aronia përmirëson qarkullimin e gjakut, ul shtypjen e lartë dhe kolesterolin dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare; 2. Përmirëson punën e gjëndrave tiroide që vuajnë nga hipotireoza; 3. Pozitivisht ndikon në punën e lukthit dhe sistemit tretës. Qetëson ngërçet dhe dhimbjet në zorrë dhe parandalon diarrenë; 4. Aronia është detoksues natyral, e pastron mëlçinë nga helmet; 5. Ndihmon te inflamacioni i tëmthit dhe te gurët në idhcë; 6. Përmirëson shikimin; 7. Rregullon sheqerin në gjak; 8. Ndihmon te anemia dhe përmirëson pasqyrën e gjakut.

(Kosova Sot Online)