Problemi kryesor i LDK-së mbetet menaxhimi i drejtë i konflikteve të brendshme

Problemi kryesor i LDK-së mbetet menaxhimi i drejtë i konflikteve të brendshme
Problemi kryesor i LDK-së mbetet menaxhimi i drejtë i konflikteve të brendshme

Blerim Burjani

  • 30 June 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Kërkesa për mosheqje dorë nga pozita e kryetrait të LDK-së është e papranueshme, pasi që degët zgjedhin e jo Lumiri. E dyta, ankesat janë të vogla, vetëm nga tri degë, pra nuk ka legjitimacion shtytës për të shkuar në drejtim të organizimit të një Kuvendi Zgjedhor.

 

-Deri tash është kështu, më vonë duhet analizuar kjo çështje nëse pakënaqësitë rriten dhe kërkesa mbërrin së paku mbi 50%. Atëherë duhet menduar për këtë temë. Pra, ende s'ka legjitimacion për t'u kërkuar dorëheqja, edhe pse është e drejtë të kërkohet si opinion i lirë, por jo obligative për këtë subjekt.

Njëherë nuk mund të flasim për këtë që thotë Abdixhiku, sepse nuk ka sinjale të mëdha që tregojnë këtë dhe se duhet urgjentisht të mbahet takim dhe të përjashtohen njerëz nga LDK-ja si tentues të prishjes. Problemi kryesor i LDK-së mbetet menaxhimi i drejtë i konflikteve të brendshme. Nëse nuk di t'i menaxhojë ato, atëherë do të ketë telashe të tjera dhe ndoshta më vonë edhe fraksione të brendshme të legalizuara në parti, ose fraksione që dalin nga LDK-ja dhe formojnë parti të re. Kjo është e dëmshme për këtë parti politike.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".