Betonika forcon shëndetin

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 09:30
Betonika forcon shëndetin

Bima betonika (Betonica officinalis) është një pastruese e fuqishme e organizmit, e sidomos plagëve të infektuara. Emrin e ka marrë, meqë sillet si armaturë e çeliktë, duke lidhur çdo gjë të keqe për vete. Në natyrë dallohet për nga lulet ngjyrë të kuqërremtë, deri në fund të tetorit e, nëse është koha e mirë, edhe gjatë nëntorit. Pjesët mjekuese të kësaj bime janë gjethet dhe rrënjët, të cilat mblidhen derisa lulja ende lulëzon.

Thahen në vende me qarkullim të ajrit. Betonika mund të përdoret edhe si e freskët, në formë të çajit. Çaji i kësaj bime ndihmon te helmimet, puna e dobët e lukthit, fryrja, ulcera e lukthit, etj. Ky çaj është efikas edhe te sëmundjet e mushkërive, sikur që janë astma, bronkiti, tuberkulozi. Largon sëmundjet e fytit, mëlçisë dhe vrerit, etj. Në civilizimet e vjetra kjo bimë përdorej më së shumti për shpëlarjen e plagëve.

(Kosova Sot Online)