Shpëtojeni me kohë mëlçinë

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 12:46
Shpëtojeni me kohë mëlçinë

Një mënyrë e shpejtë e jetës kushtëzon konsumimin e vazhdueshëm të ushqimit të shpejtë dhe jo të shëndetshëm. Këto ushqime e mbushin organizmin tonë me toksina dhe e dëmtojnë atë si tërësi. Detoksikimi është proces i cili ka të bëjë sidomos me shëndetin e mëlçisë. Sëmundjet e mëlçisë janë problematike, meqë zbulohen vonë, kur as mjekimi nuk bën punë. Ua propozojmë këtë recetë për detoksikim të mëlçisë.

PËRBËRËSIT

Lëngu i portokallit - Lëngu i limonit - Mjalti organik - Një grusht mendër - 1 litër uji të distiluar.

Së pari duhet vluar ujin, më pas e shtoni mendrën dhe lëreni që të vlojë për rreth 5 minuta. Më pas e hiqni enën nga zjarri dhe e leni disa minuta që të ftohet. Shtojeni lëngun e një portokalli dhe të një limoni. Mjaltin shtojeni në fund. Kjo pije mund të konsumohet e nxehtë, apo e ftohtë.

(Kosova Sot Online)