Gjashtë ushqimet që luftojnë artritin

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 12:50
Gjashtë ushqimet që luftojnë artritin

Nëse vuani nga artriti, ka gjasa ta keni vërejtur se dhimbja ndryshon si pasojë e ushqimit që e keni konsumuar, niveli i acideve dhe motit.Gjeta e ushqimeve që ju shkojnë për shtati në një situatë si kjo është sfidë e vërtetë.Por, gjithashtu duhet hequr dorë nga ushqimet që e përkeqësojnë situatën.Më poshtë ju shfaqim ushqimet që e luftojnë artritin dhe përmirësojnë gjendjen tuaj.

BANANET

Bananet janë gjithmonë opsion i duhur. Nëse kërkoni ushqime kundër artritit, atëherë bananet janë më të mirat. Bananet janë të pasura me kalium, vitamina dhe minerale, si acid folik, vitamina B6 dhe C.

ARRAT

Janë shumë lloje të arrave që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të inflamacioneve në trupin tuaj, sepse ofrojnë yndyra të shëndetshme. Mbi gjithçka, arrat ofrojnë veti të shumta në pakësimin e simptomave të artritit. Arrat e Brazilit dhe shqemet janë opsioni më i mirë për relaksim.

SOJA

Shumë produkte të sojës mund të ofrojnë ndihmë tek artriti. Soja mund të konsumohet në mënyra të ndryshme. Për më shumë, janë prodhimet e fermentuara të sojës që ofrojnë reduktimin më të madh nga inflamacionet dhe dhimbjet nga artriti.

SALMONI

Salmoni është përplot me aminoacidet omega 3. Shkaku i kësaj, rekomandohet për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Secili lloj i peshkut të yndyrshëm është i mirë, derisa filloni me salmonin, duke e konsumuar disa herë në javë.

ÇAJI I GJELBËR

Dihet fare mirë se çaji i gjelbër është burim për antioksidues. Për më shumë, përmban specifika që kanë efekt të drejtpërdrejtë në nivelin e inflamacioneve në trup. Mur për këtë, çaji i gjelbër lufton dhimbjet e artritit.

MANGO DHE MOLLË

Megjithëse mango është fryt sezonal dhe nganjëherë i shtrenjtë, është opsion me antioksidues. Përmbajnë vitamina E dhe betakarotinë. Mollët po ashtu kanë veti shëruese për shëndetin, reduktojnë tensionimet në nyja. Mango dhe mollët lehtësojnë problemet gjatë lëvizjes dhe dhimbjet.

(Kosova Sot Online)