Çaji me hudhër dhe mentë, kundër ftohjes dhe inflamacioneve të fytit

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 10:06
Çaji me hudhër dhe mentë, kundër ftohjes dhe inflamacioneve të fytit

Hudhra ka efekt të fortë antibakterial dhe përbërës kundër inflamacioneve, e menta hap rrugët e frymëmarrjes.

Përbërësit: - 3 dl ujë, - 3 thelpinj hudhër, - disa gjethe të mentës së freskët, - mjaltë, - limon.

Përgatitja: 1. Shtypeni hudhrën dhe e lini në një enë për 10 minuta. 2. Vlojeni ujin. 3. Në enën ku gjendet hudhra hidhni mentën dhe hidhni ujin e vluar dhe e lini të qëndrojë për 5 minuta. 4. Procedoni çajin, shtoni mjaltin dhe pak limon, e konsumoni menjëherë.

(Kosova Sot Online)