Çfarë shëron molla japoneze?

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 09:17
Çfarë shëron molla japoneze?

Për nga dukja ngjasojnë me domaten, por kur e preni e vëreni se është pemë e lëngshme që përmban shumë përbërës si vitamina C dhe pak kalori. Përdoret në shërimin e këtyre sëmundjeve: • sëmundjet e zorrëve (te kapsllëku, gjendjeve inflamatore dhe infeksionit të zorrëve, tretjen e çrregulluar sidomos gjatë udhëtimeve dhe ndryshimit të klimës), • sëmundjet e lukthit (te lukthi i ftohur, gastroenteriti, tretja jo e mirë), • për shërim të hemorroideve (parandalon jashtëqitjen e fortë dhe ndikon mirë në zbrazjen e zorrëve),  sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit (merret te mëlçia e yndyrshme, puna e ngadalshme e mëlçisë, sekretimi i dobët i tëmthit), • nëse fryti zihet, atëherë e shëron diarrenë, • fryti i tharë i mollës japoneze është preparat shërues për shërimin e komplikimeve me bronket, dhe atë sidomos te kolla e thatë (merret pluhur prej tij), • lëngu i freskët të tij ndihmon te shërimi i shtypjes së lartë të gjakut, • sëmundjet e nervave (qetëson nervat dhe i relakson dhe i forcon nervat), • forcon sistemin imun.

(Kosova Sot Online)