Është momenti që preshin ta përdorni për të shëruar gjëndrat, mushkëritë . . .

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 10:07
Është momenti që preshin ta përdorni për të shëruar gjëndrat, mushkëritë . . .

Preshin e përdorim shumë, megjithëse ka shumë njerëz që nuk i kuptojnë vetitë shëruese që ka. Është i pasur me veti shëruese dhe ushqyese, përmban shumë vitamina dhe bienale, si dhe vaj eterik dhe squfur. Këto lloje të vajit eterik ndikojnë mirë në organet e frymëmarrjes, veshka, mëlçi dhe enë të gjakut.

Ndikimi: Te rritja e gjëndrave sugjerohen kompresa të ngrohta me presh të zier. Preshi ndihmon te kolla, qetëson kollën dhe ndikon mirë kundër plogështisë, inflamacionit të mushkërive dhe astmës. Pakëson sasinë e shtuar të acideve në urinë, kolesterolin në gjak dhe yndyrën në gjak. Preshi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon te arteroskleroza dhe inflamacionet e venave. Përmirëson oreksin dhe nxit punën e sistemit tretës dhe zorrëve.

(Kosova Sot Online)