Buka, patatet dhe drithërat mund të shkaktojnë kancer, nëse i përgatisni kështu

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 11:24
Buka, patatet dhe drithërat mund të shkaktojnë kancer, nëse i përgatisni kështu

Buka dhe patatet mund të shkaktojnë kancer, thotë Agjencia britanike për standarde në ushqim. Substanca e rrezikshme, e cila shfaqet me rastin e përgatitjes së patateve apo pjekjeve të bukës, quhet "akrilamid". Ajo shfaqet nga kombinimi i sheqerit, aminoacideve dhe ujit që shkakton reaksion kimik në temperaturën më të lartë se 120 gradë. Deri te shfaqja e substancës "akrilamid" vjen kur përgatiten ushqime që përmbajnë niseshte, e krahas bukës dhe patateve rrezik mundet të paraqesin dhe keksët dhe drithërat.

Disa këshilla mund të mbrojnë nga ndikimi kancerogjen i substancës së përmendur: 1. Përcaktohuni për ngjyrën e artë kur të piqni bukën, fërgoni ushqimet me rrënjë, mos lejoni të piqen së tepërmi. 2. Pataten e papërpunuar kurrë mos e mbani në frigorifer. Temperatura tepër e ulët krijon sheqerin në patate, e kështu edhe substanca "akrilamid" do të jetë më e pranishme gjatë ngrohjes. 3. Ekuilibroni ushqimin tuaj, pos perimeve me karbohidrate, provoni në menynë tuaj të letë edhe perime me gjethe të gjelbër dhe pemë.

(Kosova Sot Online)