Kjo dietë ul kolesterolin

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 11:06
Kjo dietë ul kolesterolin

Dieta "Portofolio" është hiti më i ri në botë për sa u përket dietave, e kësaj radhe bëhet fjalë për idenë e një nutricistes,që për qëllim ka uljen e kolesterolit, një nga problemet e shpeshta të kohës moderne.

Studimet kanë dëshmuar se ekzistojnë katër lloje të ushqimeve që pakësojnë kolesterolin e dëmshëm. Bëhet fjalë për këto grume të ushqimeve: Frutat me lëvozhgë të fortë. Proteinat e bimëve që vijnë nga prodhimet e sojës, si qumështi i sojës. Fibrat e tretshme si mollët dhe portokajtë. Prodhimet që përmbajnë sterole bimore si perimet, pemët dhe frutat me lëvozhgë të fortë.

(Kosova Sot Online)